Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 17:18

Tiranë – Mbi 60% e forcës së aftë për punë në Shqipëri janë të rinj, por vetëm 40% e tyre janë të punësuar. Ndërkohë mosha nga 19 deri në 29 – vjeç pranojnë të punojnë edhe pa ju paguar kontributet. Të rinjtë pa diplomë janë të prirur të punojnë në bujqësi, ndërsa ata me shkollë të lartë në industri dhe tregti. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka hartuar një strategji për punësimin e 60 mijë të rinjve. Është hedhur hapi i parë, hapja e zyrave të informacionit në Qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, ku janë regjistruar rreth 1 mijë punëkërkues. Ndërkohë, është nënshkruar një marrëveshje me 40 biznese për punësimin e tyre. Në vendet e Bashkimit Europian, gjatë viteve të krizës, 2007 dhe 2008, u vërejt një rënie e punësimit të moshave të reja me 5%. Kjo shifër është plotësuar në vitin 2008 e në vazhdim. Ndërkohë ripunësimi për moshat më të mëdha është ende në pikëpyetje.