Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:54

Split – Disa shkencëtarë të Fakultetit matematiko-natyror të Splitit zbuluan një antibiotik inovativ i cili i mbyt bakteret me një metodë më ndryshe nga antibiotikët klasikë dhe tregon efikasitet të shkëlqyer kundër esherihija kolit.

Profesori Davor Jerutiq, Damir Vukuçeviq dhe Aleksandar Tosi nga Triesteja e krijuan adepantinën, ilaç i cili ka potencial për shërimin e infeksioneve bakteriale të pashërueshme dhe vdekjeprurëse me toksiditet të ulët për qelizat e gjakut të njeriut, njofton HRT.

Juretiq pohon se zbulimi i tyre ka jehuar në bashkësinë shkencore. Nga bakteri esherihija koli deri më tani në Evropë jetën e humbën 38 persona nga të cilët 37 në Gjermani.