Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 14:53

Tiranë – Rreth 10 mijë shqiptarë që punojnë në Mbretërinë e Belgjikës do të përfitojnë nga mbledhja e periudhave respektive të sigurimit shoqëror. Sipas burimeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, emigrantët do të kenë mundësi që të marrin një pension të plotë, pasi do t’u njihen gjithë vitet e punës dhe kontributet.

Shqipëria ka marrëveshje në fushën e mbrojtjes shoqërore, pra, për njohjen e kontributeve me Italinë dhe Greqinë, ku numri i emigrantëve është dhe më i lartë, si dhe me Turqinë.

Ndërkohë është kryer një raund negociatash me Republikën e Rumanisë dhe dy raunde me Republiken e Hungarisë. Gjithashtu, është shprehur interes nga Mbreteria e Holandës dhe Kanadaja.

Emigrantët përfitojnë jo vetëm një pension më të plotë, por kanë përfitime dhe në kujdesin shëndetësor. (LajmeShqip.com)