Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 16:35

Shkup – Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM), deri te Prokuroria themelore publike në Shkup ka paraqitur aktpadi kundër 10 personave për vepër penale “falsifikim të dokumenteve”, sipas nenit 378 nga Ligji penal. Fondi, përmendet në kumtesë, këto 10 dëshmi të falsifikuara për pagesën e sigurimit shëndetësor (kartonë të kaltër) i ka zbuluar gjatë kontrollit të llogarive për shërbimet e kryera shëndetësore në Shërbimin rajonal-Shkup.

“Gjatë kontrollit të kartonëve të kaltër është konstatuar se të njëjtit në mënyrë vizuale nuk janë kompaktibile me ato që i jep FSSHM dhe personat nuk kanë paguar sigurim shëndetësor për periudhën kur janë mjekuar, që nënkupton se shërbimin shëndetësor duhet të paguajnë privatisht. Kurioziteti më i madh është se janë falsifikuar dokumente për kontrolle specialiste prej 400 denarë, por ka edhe shërbime shëndetësore prej 301.500 denarë”, qëndron në kumtesën FSSHM-së. Madje, FSSHM ka apeluar deri te qytetarët të mos e kuptojnë kartonin e kaltër si punë të parëndësishme dhe ta keqpërdorin rëndësinë e tij. Dënimi për falsifikimin e kartonit të kaltër përfshin deri tre vite burg.