Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 12:06

Romë – Shërbimet shëndetësore evropiane studiojnë nëse infektimi me bakterien e rrezikshme esherihija koli në Gjermani dhe Francë ka mundur të shkaktohet nga fara e bimës e njohur me emrin “Tërfili grek” (trigonella foenum graecum), të futura nga Egjipti që në vitin 2009 ose 2010.

Qendra evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve dhe Shërbimi evropian për siguri të ushqimit publikuan, në raportin e përbashkët raporton se “akoma ka pasiguri të madh në lidhje me atë nëse farat nga tërfili grek janë shkak për të gjitha rastet e njerëzve të sëmurë”.

Sipas raportit është e mundur që dërgesa e farave të këtilla nga viti 2009 të jetë e ndërlidhur me infektimin në Francë, ndërsa dërgesë tjetër nga viti 2010, me vatrën në Gjermani.

Në tekst pranohet se teoria për farat e tërfilit grek nuk e sqaron rastin e vdekjes në Suedi, ku si pasojë e infektimit me bakterien, vdiq një grua e cila nuk ka konsumuar bishtaja të infektuara.