Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 17:39

Pragë – Në Sllovaki është regjistruar rasti i parë i dyshuar nga prania e infektimit të cilin e shkakton bakteria Ehshehria koli (EHEC), njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Praga.

Siç transmetojnë mediat çeke, një pacient 25 – vjeçar është hospitalizuar në spital me probleme serioze shëndetësore lidhur me veshkat dhe çrregullime të analizave të gjakut.

“Është konstatuar se te pacienti ka prani të eshehria kolit, por ende nuk është e qartë për cilin lloj të bakteries bëhet fjalë dhe priten analiza të tjera mikrobiologjike”, deklaroi mjekja Jaroslava Oravcova.

Bakteria e rrezikshme EHEC, tashmë mori më shumë se 20 jetë në Gjermani, ku u regjistrua edhe rasti i parë. Burimi i infektimit ende nuk është zbuluar.