Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 12:44

Rrjeti social më i madh botëror Facebook ka dalë jashtë sistemit. 

Facebook-u fillimisht ka shkaktuar probleme në bisedat e njerëzve ndërsa më pas ka dalë nga funksioni duke mos lejuar hapjen e faqes.

Po ashtu, edhe rrjeti social Instagram nuk lejon hapjen e faqes.

Ndërkaq, aplikacionet e Instagramit dhe Facebook-ut në telefonat smart edhe pse janë të hapura, nuk lejojnë të kryesh asnjë veprim.

Problemet e Facebook-ut patën filluar që nga nata e mbrëmshme.