Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 13:50

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se njerëzit të cilat infektohen nga esherihija koli hemoragjik, nuk  duhet të marrin antibiotikë. OBSH përmend se nuk janë efikase as barnat kundër dijaresë.

Epidemiologu nga ajo organizatë Andrea Elis deklaroi se pacienti duhet të paraqitet  për ndihmë mjekësore nëse ka simptome  nga sëmundja dhe mjekët mund  shkruajnë antibiotik apo barna kundër dijaresë në varësi nga rasti.

OBSH nuk ka rol aktiv në luftën kundër epidemisë të sëmundjes nga e cila deri tani  u sëmurën 17.000 njerëz, kryesisht në Gjermani.

Bakteria  është, formë e re  e eshehirija kolit e cila deri tani nuk është regjistruar. Kjo formë ka karakteristika  për shkak të cilave është më i hapur  dhe shumë më toksik nga qindra  lloje  të esheherija kolit  të cilat njerëzit në mënyrë natyrore i kanë në organizëm.

Deri tani kjo bakterie  (EHEC)  dhe forma të rënda të shoqëruara me sindromën uremi-hemolitik (HUS) i infektuan për mbi 1.700 njerëz, ndërsa vdiqën 18,  prej të cilëve 17 në Gjermani.

Kjo bakterie më shumë i prek të rriturit dhe atë kryesisht gratë.

Testimet shkencore  nuk e konfirmojnë hipotezën se pas  infektimit fshihen perime të infektuara, publikoi mbrëmë Laboratori referenet i BE-së për eshehirija koli në Romë.

“Zëra alarmant në lidhje me konsumimin e perimeve nuk janë të arsyetuara sepse analizat laboratorike nuk mbështesin hipotezat se ky është burim për infeksion”, thuhet  në kumtesë.