Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 20:03

Madrid – Bujqit, sot në qendër të Madridit, falas kanë ndarë 40. 000 kilogram pemë dhe perime, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e njerëzve nga pasojat e infektimit me bakterin eshehria koli, për të cilin gabimisht u akuzuan kastravecët spanjollë.

Radhë prej rreth një qind metrave janë krijuar deri te tezgat në të cilat jepeshin kryesisht kastraveca, por edhe domate, pjepra, pjeshka dhe marule.

Disa nga njerëzit, të cilët morën nga prodhimet, deklaruan se kanë besim dhe për këtë i konsumojnë.

“Konsumova prodhime spanjolle dhe asgjë nuk ndodhi me mua e as me familjen time”, thotë një shtetas i Ekuadorit, i cili tashmë katër vite jeton në Madrid.

Parullat në gjuhën spanjolle, angleze dhe gjermane u vendosën tek tezgat në të cilat shkruante se prodhimet spanjolle janë “të shëndetshme, të sigurta dhe të shijshme”.