Lajme Shqip Sunday, 26 June 2011 10:56

Londër – Numri i të rriturve që vuajnë nga diabeti në tërë botën ka arritur në pothuajse 350 milion njerëz, që është më shumë se dyfishi i numrit të njerëzve që vuanin nga kjo sëmundje tridhjet vjet më parë, thuhet në analizën e shkencëtarëve nga Imperial College London i Harvard University.

Një studim i publikuar në revistën “Lancet”, kërkuesit kanë zbuluar se 347 milion njerëz jetojnë në botë me diabet, 138 milion prej të cilëve jetojnë në Kinë dhe Indi, në SHBA dhe Rusi jetojnë 36 milion njerëz me diabet.

Lloji më i përhapur i diabetit, Tipi 2, lidhet ngusht me mbipeshën dhe të qënit mos-aktiv.