Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 11:58

Prishtinë – Edhe pse ka kaluar një muaj nga mbyllja e konkursit për drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ende Ministria e Shëndetësisë nuk ka formuar komisionin për intervistimin e kandidatëve.

Zyrtarët e MSH-së zvarritjen e zgjedhjes së drejtorit e arsyetojnë se në këtë kohë kanë qenë të hapura edhe në dikastere tjera konkurse, por premtojnë se QKUK së shpejti do të ketë drejtorin e ri.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2010 dhe hyrjes në Kuvendin e Kosovës të ish drejtorit Ali Sadriu, QKUK-ja është drejtuar nga ushtrues detyre dhe pritet që tashmë pas plotë gjashtë muaj, ky institucion të ketë drejtorin e saj legjitim.