Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 17:04

Prishtinë – Seksioni sindikal i Qendrës Emergjente të QKUK-së ka paralajmëruar se punonjësit shëndetësor të kësaj qendre do t’i ndërpresin të gjitha shërbimet e kujdestarisë, për shkak se nuk janë paguar që katër muaj.

Kryetarja e Sindikatës së Qendrës Emergjente të QKUK-së, Nerxhivane Halimi, ka bërë të ditur se punonjësit shëndetësor të kësaj qendre do të presin reagimin e institucioneve përgjegjëse deri më datën 5 korrik.

Halimi theksoi se ky vendim është marrë për shkak se që katër muaj janë zvogëluar kujdestaritë vetëm për punëtorët e Qendrës Emergjente.

Por, për zvogëlimin e këtyre pagave të kujdestarive, kryetarja e sindikatës së punëtorëve emergjent, tha se ka ardhur si pasojë e drejtorit ekzekutiv të QKUK-ës. Mirëpo, këtë fakt e mohon u. d. i drejtorit ekzekutiv i QKUK-së, Lulzim Emini, i cili tha se në këtë drejtim veçse ka zbatuar ligjin, i cili ka filluar të zbatohet që nga janari i vitit 2011-të.

Punonjësit shëndetësor të QE-së nga 17 euro që janë paguar për kujdestari, me zbritje ato i kanë marrë në 11 euro, ndërkaq stafi i mesëm siç janë infermierët nga 11 euro sa janë paguar, i ka rënë t’i marrin vetëm nga 4 euro.