Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 12:43

 “Fukarallaku çka s’po të detyrojke me bo”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj, F. K.

28 vjeçarja e cila deri para disa vjetësh ka jetuar në rrethinën e Prishtinës, flet për jetën e saj të vështirë, dhe atë se si është detyruar të merret me “prostitucion”.

“Isha në studime. U njoha me një djalë, dhe me të cilin u fejuam shumë shpejt. Pas një kohe vendosem edhe që të martohemi, pa dasme, pa asgjë, sepse kushtet i kishim të vështira”, fillon rrëfimin e saj kjo 28 vjeçare, e cila duket e zhgënjyer me jetën.

Ajo tregon se edhe familja e burrit i kishin kushtet shumë të vështira.

“Kur vendosëm që të martoheshim, u morëm vesh që të jetonim në Prishtinë, sepse s’kishim tek shtëpia e burrit ku të shkonim, nuk kishin as shpi si duhet për të jetuar. Njëjte thuajse ishte edhe familja ime”, tregon F. K.

Pasi u martuam, gjetëm një banesë jo shumë të mirë, dhe pak më lirë, mirëpo edhe atë e kishim të vështirë ta paguanim. “Burri studionte, ndërsa edhe punonte kur gjente ndonjë punë. Mirëpo ato të holla nuk na mjaftonin. E jeta jonë gjithnjë e më e vështirë sa vinte e bëhej”, rrëfehet ajo, derisa një ditë burri i saj, e detyron që ta “punësoj” edhe këtë për të jetuar në Kryeqytet.

“Një natë më thotë se më nuk kemi mundësi që të jetojmë në Prishtinë. Ose duhet të kthehemi në fshat, ose të ndahemi, ose t’i duhet të punosh. Unë i thash se çka të punoj. Nja dy minuta vetëm më shikoi, dhe më tha që të bëjë seks me para. Unë u shtanga, dhe fillova të qajë”, tregon ajo rrëfimin rrëqethës.

Tri- katër ditë nuk i fola me gojë. Mirëpo, kushtet më bën që të dorëzohem.

“Herën e parë më çoi të një shok i tij. Burri më priste poshtë, derisa unë shitesha me shokun e tij. Ishte ndjenjë shumë e poshtër”, tregon kjo 28 vjeçare e përlotur.

“Kjo situatë vazhdoj me muaj të tërë dhe vetëm “ndërroja” partnerët. Mirëpo, një ditë i thash jo burrit dhe u ndava përfundimisht nga ai”, tregon F. K. “Ish- burri im ka ikur para disa muajsh në perëndim, dhe më nuk kam dëgjuar e as që dua t’ia dëgjoj më kurrë zërin”, shprehet e zhgënjyer kjo 28 vjeçare.

“Tani kam gjetur një punë sa për të mbajtur veten. Shpresoj, se në të ardhmen t’i përfundoj studimet e mbetura në gjysmë dhe ta gjej një punë në profesionin tim. Dua ta ndërtoj jetën nga fillimi. Të pasmen ta harroj përgjithmonë, ta mbylli një kapitull të tmerrshëm”, përfundon kështu rrëfimi rrëqethës i kësaj 28 vjeçareje.