Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:43

Berlin – Lloji vdekjeprurës i bakteries esheria koli shkaktoi vdekjen edhe të pesë personave në Gjermani, me çka numri i të vdekurve nga infeksioni arriti në 30 persona.

Instituti “Robert Koh”, i cili udhëheq statistikën e numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve nga bakteria në Gjermani në mëngjes kumtoi për dy viktima të reja.

Pasdite ministri i Shëndetësisë së krahinës veriore Saksonia e Poshtme kumtoi edhe për dy të vdekur, mes të cilëve edhe një grua 20-vjeçare, ndërsa kolegu i tij nga krahina perëndimore Hesen, për një rast të vdekjes në Frankfurt.

Në kryeqndrën financiare gjermane ka vdekur një burrë 57-vjeçar, i cili nga fundi i majit e ka vizituar Hamburgun, një nga vatrat kryesore të epidemisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga bakteria veçmë është 30 – 29 në Gjermani dhe një në Suedi.