Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 18:25

Berlin – Gjermania njoftoi për rast të ri vdekjeprurës nga bakteri i rrezikshëm Esherihia koli, me ç’rast numri i të vdekurve u rrit në 44.

Qendra gjermane kombëtare për kontroll të sëmundjeve theksoi se 43 kanë vdekur në Gjermani, ndërsa një person ka vdekur në Suedi.

Organizata botërore shëndetësore (OBSH) paralajmëroi se ende nuk është konfirmuar se nëse arsyeja për vdekjen e burrit në Arizonë, i cili nga mesi i qershorit ishte për vizitë në Gjermani, është Esherihia koli.

Instituti “Robert Koh” njoftoi se 3. 717 persona janë infektuar nga bakteri Esherihia koli, ndërsa tek 827 janë regjistruar komplikime të veshkëve.

Edhe 119 persona të infektuar janë regjistruar në 15 shtete të tjera.