Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 12:44

Eurot false tani prodhohen edhe në Shqipëri. Një prodhues i tyre është arrestuar nga policia në Vlorë. Nanx Nanxa 30 vjeç, banues në lagjen Hajro Çakërri u kap në “laboratorin” e tij.

Policia i gjeti 3040 euro false; 56 kartmonedha 50-euroshe dhe 12 të tjera 20-euroshe. Për prodhimin e tyre ai përdorte një printer dhe skaner.

Policia e vlorës tha se 30 –vjeçari ishte nën hetim prej të paktën 1 muaji. Në shtëpi atij iiu gjetën edhe disa dokumenta të tjera, si 10 libraza kontrate huaje “Gjallica shpk”, të paplotësuara.