Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 08:52

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Delvinë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina, tip “Benz” me targa të Sarandës, me të cilën po udhëtonin 5 të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin Vllahat-Bamatat, transmeton Top Channel.

Mësohet se viktimat janë një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës 14, 17 dhe 18 vjeç.

Tre personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.