Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 14:31

Tiranë – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, vlerësoi sot me anë të një deklarate për mediat, zgjedhjet e 8 majit, të cilat, sipas tij, “konfirmuan maturinë qytetare”.

Sipas tij, institucionet, përfshi Kolegjin Zgjedhor, dhanë vendime profesionale. “Për LSI-në, cilësia e zgjedhjeve, përmbushja e standardeve dhe përputhshmëria me rekomandimet e OSBE/ODIHR, mbeten vlera me esenciale e zgjedhjeve të 8 majit”, tha Rama.

“Në këto zgjedhje u konfirmua përgjegjshmëria, pjesëmarrja dhe maturia e qytetarëve të denjë për një shoqëri europiane, të cilët me votën e tyre dëshmuan trendin europian të zhvillimit të vendit, të cilat mbeten padyshim në qëndër të investimit, qytetarit politik të shoqërisë shqiptare”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.