Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 09:04

Tiranë – Kandidati i djathtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, mbrëmë vonë, para mesnatës, ka deklaruar se fitorja e tij, me 81 vota më shumë, është një fitore e jashtëzakonshme.

Ai e ka vlerësuar vendimin e kolegjit zgjedhor, duke u shprehur se kështu u dëgjua zëri i qytetarëve. Ai iu kërkoi qindra mbështetësve që të presin certifikimin e fitores nga KQZ, ndërsa përsëriti edhe njëherë se si ai e kishte respektuar deri në fund vendimin e institucioneve ligjore.

Basha tha se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme, ndërsa përshëndeti të gjithë qytetarët e Tiranës, si ata që e votuan ashtu edhe ata nuk e votuan.

Lulzim Basha pritet të marë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës pas 11 vjetësh, që kjo njësi vendore u drejtua nga socialisti Edi Rama.