Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 14:17

Tiranë – Partia Balli Kombëtar Demokrat e vlerëson si të drejtë dhe të pakontestueshem vendimin e Kolegjit Zgjedhor, si i vetmi organ për të dhënë vullnetin kushtetues në situatat post-zgjedhore.

Balli Kombëtar Demokrat konsideron se “Partia Socialiste nuk mund të ketë rezerva për sistemin gjyqësor, sepse kishte mundësinë nëpërmjet vullnetit politik, për ta reformuar këtë sistem në kohën që është kërkuar nga mazhoranca e sotme dhe nga ndërkombëtaret”.

Tashmë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, thuhet më tej në deklaratë, reagimi i PS-së është emocional. “Vendimi i gjykatës tregon vijushmerine logjike e ligjore dhe frymën e vendimeve te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për numërimin e çdo vote të qytetarëve shqiptarë”, thekson deklarata.