Shkup – Vetëm një ditë pas raportimit të Portalit Lajmeshqip.com, këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka pohuar për Televizionin Alsat-M, se është ndarë nga bashkëshorti i saj Rilind Reka.
Megjithatë, këngëtarja e famshme nuk e ka konfirmuar ende të vërtetën tjetër të raportimit, se ajo është biseksuale dhe se në të vërtetë kjo ka qenë arsyeja e divorcit, siç edhe kanë bërë të ditur burimet e portalit tonë.
Burimet e portalit Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se për pjesën tjetër të divorcit të këngëtares së famshme, do të flasë vetë ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka.
Bëhet e ditur se ai ka konfirmuar jozyrtarisht se ishte pikërisht arsyeja e biseksualitetit të këngëtares së famshme, arsyeja e e vërtetë e ndarjes së tyre.
Ndryshe, Altuna Sejdiu ka thënë se vitet e saj “të karrierës dhe njerëzit që e njohin dhe e adhurojnë, e dinë në të vërtetë se a është apo jo Tuna biseksuale”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 04 June 2011 16:18 