Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 12:10

Los Angelos – David Beckham, në shoqërinë e djalit të tij Cruz, ka marrë çmimin e sportistit të veshur më me stil, “Most Stylish Athlete”, në vitin e dytë të “Cartoon Network Hall Of Game Awards”.

Beckham mori çmimin nga adhuruesit e televizionit që transmeton filma vizatimorë “Cartoon Network” dhe për të ka votuar një publik deri në moshën 17 vjeç.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit ai është shfaqur i shoqëruar nga djali i tij më i vogël, Cruz, duke vërtetuar kështu se fëmijët e tij janë gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.

Beckham ka lënë të zhgënjyer yje të tjerë që prisnin të merrnin atë çmim, si ylli i Miami Heat, basketbollisti Dwyane Wade, tenistja amerikane Serena Williams dhe lojtari i bejsbollit, Brian Wilson. (LajmeShqip.com)

Comments are closed.