Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 10:48

Martesa 72 ditore e Kim Kardashian dhe Kris Humphries ka marrë fund. Ata janë divorcuar zyrtarisht një ditë më parë, shkruan MTV News.

Ish çifi arritën marrëveshjen për divorc, pa asnjë shkëmbim financiar, përkundër asaj që ylli i Brooklyn Nets, Kris Humphries, kishte kërkuar 7 milion dollarë nga ylli i “Keeping up ëith Kardashians”, Kim.

Kjo e fundit, kërkoi divorcing nga Kris, që nga viti 2011. Kjo lëvizje kishte qenë paksa e habitshme për fansat e tyre.

Në një komunikatë që e kishtë lëshuar atë kohë Kardashian, kishte deklaruar:

“Shpresoja që kjo martesë do të zgjaste përgjithmonë por gjërat nganjëherë nuk shkojnë ashtu si i planifikoni ju. Ne kemi mbetur shokë dhe i dëshirojmë njëri tjetrit më të mirën”.

Ndërkohë në po të njëjtën ditë, edhe klubi basketbollistik i ish reperit Jay-Z, kishte lëshuar një deklaratë ku thuhej:

“ Kris dhe familja e tij do të vazhdojnë tutje dhe u janë falënderues të gjithë atyre që u kanë dhënë mbështetje në këtë proces”.

Mirëpo kohë më parë ata kanë pasur shumë probleme mes tyre për shkak të kontesteve që i bënin njëri tjetrit në lidhje me martesën dhe divorcing.

Madje Kris kishte akuzuar më parë Kimin se “e kishte shfrytëzuar martesën e tyre vetëm për të rritur shikueshmërinë e emisionit televiziv”.