Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 17:25

Në vend që të ishte një festë e mbushur me yje, në të vërtetë festa e ditëlindjes së këngëtares Enca, kishte vetëm pak njerëz ku ndihej tërësisht mungesa e kolegëve të saj. Çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e Noizy-t, jo vetëm bashkëpunëtor i ngushtë i Encës por me çfarë na kanë transmetuar në media një nga miqtë e saj më të mirë.

Ja që Noizy mungoi! Dhe mësohet që marrëdhënia mes tyre është ftohur, aq sa reperi i njohur nuk ka denjuar as ta urojë qoftë edhe me një mesazh në rrjetet sociale siç ndodh zakonisht mes personazhesh publikë.

Vetëm pak ditë para festës së ditëlindjes së saj, Enca postoi në rrjetin e saj social në instagram, një video të një viti më parë, ku ajo bashkë me Noizy-n performuan në Top Show. Në video është shkëputur momenti kur moderatori Alban Dudushi e pyet: “Ti je femra e parë e grupit OTR” dhe përgjigja e Encës është: “E para dhe e vetmja”.

Në të vërtetë, së fundmi grupit OTR i është shtuar një tjetër këngëtare. Çiljeta është bërë bashkëpunëtorja më e ngushtë e Noizy-t. Madje, flitet se miqësia mes të dyve, ka kaluar në një marrëdhënie vëlla e motër. Aq sa Çiljeta e quan lil bro (vëlla i vogël) dhe Noizy big sis (motër e madhe).

Veç Noizyt, në festë mungonte edhe Çiljeta e cila si bashkëpunëtore e OTR, mund të ishte e ftuar edhe ajo, shkruan MAD.

Megjithatë, festa e cila zgjati dy ditë e dy net, e organizuar nga miqtë e Encës, pati të ftuar të tjerë që edhe pse me profile publike jo fort të njohur, bënë ç’është e mundur që të bënin Encën të ndihej si mbretëreshë.