|
|
e Hënë, 23 Korrik 2012 07:10 Lëkura jonë është gjëja e parë që njerzit verejnë rreth nesh. Ajo është një nga pasuritë më të mëdha që kemi. Që të kemi një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme duhet të heqim disa vesë të këqija që ne kemi. Femrat zakonisht janë më të shqetësuarat për pamjen e lëkurës së tyre për shkak se përshtypja e parë ka shumë rëndësi. Lëkura e bukur do të thotë besim dhe fuqi.
Ne do t’ju paraqesim më poshtë disa zakone të këqija të cilat nuk duhet t’i bëni më, që të keni një lëkurë të bukur më pas.
1. Pirja e duhanit.
Pirja e duhanit është një nga gjërat që e dëmton më së shumti shëndetin dhe lëkurën tuaj. Cigarja është shkaku kryesor i plakjes së hershme të lëkurës tuaj. Nëse ju nuk e hiqni këtë ves atëherë ajo do të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj.
2. Pastrimi me locione.
Pastrimi i lëkurës është shumë i shëndetshëm, sepse pastron poret e fytyrës tuaj dhe e freskon atë. Por nëse rrini duke e pastruar shpesh atë, atëherë locioni mundë t’a intensifikojë prodhimin e yndyrës në lëkurën tuaj duke shkaktuar shfaqjen e puçërrave në fytyrë. Prandaj, gjithmonë duhet të ndiqni udhëzimet në paketimin e produktit.
3. Nuk e lani fytyrën para se të shkoni në shtrat.
Neglizhimi i kujdesit ndaj fytyrës tuaj, kur ju bini të flini pa hequr make-up’in nga fytyra është një ves shumë i keq të cilin duhet t’a eleminoni. Mak-up do t’ju bllokojë proet duke ju shkaktuar probleme me lëkurën dhe shfaqjën e pucërrave. Produktet kozmetike mundë të hyjnë fare lehtë në sy duke ju shkaktuar irritime ose infeksione të rënda. Qeliza e lëkurës rinovohet gjatë natës, prandaj ju duhet t’a lani atë siç duhet për t’a lënë të marrë frymë dhe të ndihmojë në procesin e rinovimit.
4. Ngrënia e ushqimëve të mbetura.
Mbajtja e një dietë të duhur mundë të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj, duke i siguruar asaj mineralet dhe vitaminat e nevojshme për një lëkurë sa më të shëndetshme. Ushqimet e mbetura pvrmbajnë sheqer, karbohidrate, yndyrna dhe janë përgjegjës për daljen e puçërrave në fytyrë. Mos konsumoni më ushqim të mbetur dhe brenda pak javëve do të vereni një përmirësim të ndjeshëm në lëkurën tuaj.
5. Shtrydhja e puçërrave.
Pastrimi i puçërrave nga qelbi është mjaft tunduese për ju, por duke e bërë këtë ju shkaktoni hapjen e bakterëve nëpër lëkurë, si rezulat do të keni inflamacion(irritim) ose infketim të lëkurës, deri në shfaqjen e aknëve të tmerrshme që dëmtojnë shumë keq lëkurën. Nëse nuk mundë t’i rezistoni dëshirë për t’i pastruar puçërrat, atëhere sigurohuni të keni pastruar duart me dezinfektues përpara se t’i vendosni ato mbi lëkurë.
6. Ekspozim i tepërt në diell.
Ekspozimi i shumtë në diell shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës dhe rrit rrezikun e shfaqjen se kancerit të lëkurës. Kur dilni jashtë nën rrezët e diellit, siguorhuni që të keni vëndosur më parë kremin mbrojtës pvr t’ju mbrojtur nga rrezet UVA dhe UVB.
7. Zgjuar deri vonë.
Gjumi është thelbësor për të pasur një lëkurë të përsosur dhe të shëndetshme. Kjo është koha kur trupi juaj rigjallëron dëmet e marra gjatë ditës mbi lëkurë. Kështu që është e nevojshme që të flini mjaftueshëm çdo ditë.
8. Përdorimi i brushave të papastra.
Brushat e papastra të kozmetikës mundë të dëmtojnë rëndë lëkurën tuaj. Nëse keni lënë pas dorë kujdesin higjenik ndaj tyre, do t’ju bllokohen poret, shfaqje infeksioni dhe pucërra në fytyrë. Për të shmangur këtë lani brushat e mak-up’it 2 herë në muaj me shampo dhe i lini të thahen.
(LajmeShqip.Com)