Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 22:52

Këngëtarja serbe Jelena Karleusa është treguar tejet aktive në fushatën në rrjete sociale kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Pasi fshiu postimin në Instagram, shkaku i komenteve të shumta nga shqiptarët që madje e raportuan në këtë rrjet social për gjuhë të urrejtjes, ajo ka ‘goditur’ sërish, kësaj rradhe në Instagram.

Sipas saj, kosovarët janë popull barbar dhe ka fyer Rita Orën pas raportimit të mediave kroate se kjo e fundit është ambasadore e madhe e Kosovës.

Postimi i plotë i Jelena Karleusa:

“Të nderuar vëllezër kroat, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve”. “F**k it nëse është Rita Ora apo kush do të tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë”, u shpreh Jelena Karleusa në një postim në Facebook. /prive.al