Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 09:44

Juristja dhe ‘fashionista’ e njohur nga Shqipëria, Irena Kita, ishte një nga shumë personazhet publike që u akuzuan për ndërhyrje estetike në një faqe anonime në Instagram.

Faqja që tani është mbyllur postoi fotografi ‘para dhe pas’ të Irenës, ku dukej qartë ndryshimi në përmasat e gjoksit.

Konkurrentja e garës së kërcimit “Dance With Me”, nuk e pati aspak problem ta pranojë ndërhyrjen, madje shtoi në sektorin e komenteve se ‘do ta ribënte’, transmeton Mapo.

Gjatë dialogut me komentues të tjerë të faqes, Irena u shpreh sa ushqimi me gji dhe aktiviteti fizik e kishin dëmtuar shumë në zonën e gjoksit.

Ajo mori mbështetjen e të gjithë ndjekësve të tjerë, që e vlerësojnë mbi të gjitha për fizikun e palestruar, që vjen si rezultat i një vullneti dhe përkushtimi të madh.