Lajme Shqip Friday, 17 May 2013 23:15

Prishtinë – Me 4 qershor, në sallën 1 Tetori, do të mbahet cermonia e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve Videofesti Muzikor 2013, ku nominimet veçse janë shpallur.

Organizatorët e kësaj cermonie të ndarjes së çmimeve të videoklipeve më të mira, kanë bërë publike nominimet për kategoritë kryesore, me konkurrencë të lartë mes këngëtarëve, në të cilat vërehen edhe mungesa të shumëta.

 

Videokipet e prodhuara nga produksioni Max Production, dominojnë dukshëm nominimet. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me 2po2 dhe videoklipi i jashtëzakonshëm i tyre “Beso”, kanë marrë disa nominime, duke përfshirë edhe çmimin kryesor si videospoti më i mirë.

Në fakt është pikërisht kjo këngë që pritet të përballet kokë më kokë me videoklipin tjetër fantastik të Florit, “Pa Jetë”, pa përjashtuar as videoklipin “Bloodah” të Dafina Zeqirit, “Cok Guzel” të Mc Kreshës dhe të Kaos, “Ngoje Zemrën Tem”.

Garë e ashpër është edhe në konkurrencën e femrave. Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Dafina Zeqiri dhe Tuna me “I Asaj” do të jenë ballë për ballë për këtë kategori ku qartë favoritja kryesore është bukuroshja bjonde, Tuna.

Parakalimi i yjeve të muzikës, artit dhe kulturës për këtë gala mbrëmje, ashtu sikurse ceremonia e madhe mbahen më datë 4 qershor në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Më poshtë janë disa prej kategorive me të nominuarit për Videofest 2013:

Videospoti më i mirë 
Mc Kresha – Cok Guzel
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Flori – Pa jetë
Dafina Zeqiri – Bloodah
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave
Vesa Luma – 24 orë
Kaltrina Selimi – Gjithmonë me ty
Dafina Zeqiri – Bloodah
Jehona Sopi – Unë do t’i laj këmishat e tua
Tuna – I Asaj

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve 
Lyrical Son – Qëllimi
Mc Kresha – Cok Guzel
Alban Skënderaj – Mirëmengjes
Flori – Pa Jetë
Besart Halimi – Dhimbje

Videospoti me regjinë më të mirë
Mc Kresha – Cok Guzel
Flori – Pa Jetë
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nora ft. Bim Bimma – Gangsta

Videospoti më i mirë në kategorinë Best Neë Artist
Robb Daddy ft. Xhinxha – Ëe Party
Yll Limani – Lart Mbi Yje
Dessa – Zjarr, Zjarr
Neki Emra – Të vdes apo të pres
Klepto – Klepto in this Bitch