Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 11:41

Justin Timberlake, Taylor Swift dhe One Direction, janë vetëm disa nga yjet që kanë dedikuar mesazhe për viktimat e Bostonit, pas shpërthimit që ndodhi në natën e 15 prillit.

“Mendimet e mia dhe lutjet shkojnë për secilin në qytetin e Bostonit dhe të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm”, ka shkruar Timberlake në Twitter.

“Shumë dashuri për Bostonin pas një dite të tmerrshme dhe kaq konfuze dhe nuk e di çka të them. Thjesht nuk e kuptoj”, ka shkruar Taylor Swift, transmeton Capital FM.

Edhe One Direction por edhe yje të tjera si Rihanna, kanë shkruar mesazhe nëpër rrjetet sociale në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave në Boston.