Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 14:12

Yjet e Manchester United, e kanë festuar në mënyrë “kaotike” titullin e 20-të të Premier Ligës angleze.

Në klubin e natës ku kanë festuar shumica e yjeve të klubit, janë parë shumë vajza të cilat, siç shkruan Daily Mail, si duket janë lodhur shumë në ‘partyn’ e “Djajve të kuq”. Derisa futbollisti Wayne Rooney është parë duke dalur nga klubi rreth orës 6 të mëngjesit, një femër e shtrirë për toke është parë jashtë po të njëjtt lokal.

Në këtë ‘party’ të çmendur, kanë marrë pjesë thuajse të gjitha yjet e Man Utd, përfshirë edhe “njeriun e mbrëmjes”, Robin Van Persie.