Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 12:27

Lajme jo të mira nga Will.i.am. Ai akuzohet se ka vjedhur këngën “Let’s go” nga producentët Mat Zo dhe Arty.

Në këngën “Let’s go”, ai ka bashkëpunuar me emra si Chris Brown dhe producenti Calvin Harris, mirëpo thuhet se kënga ka ngjashmëri “ekstreme” me atë “Rebound” të Zo dhe Arty”, shkruan Huffington Post.

Ka qenë vetë producenti Arty ai që ka shkruar në Tëitter se është i shqetësuar se kënga është vjedhur nga Will.i.am ndërkohë që ky i fundit nuk ka reaguar ende për një akuzë të tillë.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Chris Brown.

“Unë madje as nuk e njoh ndonjë muzikant të tillë me emra si Zo apo Arty”, ka shkruar ai në Twitter “për të shtuar se ai vetëm e ka bërë punën e tij kur është ftuar të bashkëpunojë në këngë dhe asgjë më shumë”.