Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 10:47

Will.i.am ka dhënë mbështetjen e tij për Justin Bieber duke thënë se ai është një nga njerëzit më të talentuar me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Ai ka thënë se të gjitha sjelljet e këngëtarit “janë në përputhje me moshën e tij”, raporton The Sun.

“Më kujtohet kur kam qenë 19 vjeç dhe bëja saktësisht këto gjëra. Ndryshimi mes meje dhe atij është se unë i kam bërë këto gjëra në mënyrë private ndërkaq atij i ka rënë fati që këtë ta bëjë në syrin e publikut”, ka thënë ai.