Lajme Shqip e Enjëte, 08 Mars 2012 16:54

Mediat amerikane kanë bërë të ditur dje se këngëtarja legjendare Whitney Houston ia ka trashëguar të gjithë pasurinë vajzës së saj, duke e përjashtuar plotësisht ish-bashkëshortin e saj Bobby Brown.

19-vjeçarja, Bobbi Kristina, do të marrë pasurinë e nënës së saj pjesë-pjesë, kur ajo të jetë në moshën 21, 25 dhe 30-vjeçare.

Këngëtarja Whitney, pasuria e së cilës arrin shifrat 20 milion dollarë, e pati nënshkruar këtë testament që në vitin 2000.

Nëna e divës së ndjerë, Cissy Houston, do të jetë ekzekutuesja e testamentit të saj.

Whitney dhe Brown, babai i Bobbit, u divorcuan në vitin 2006, pas 14 vitesh martesë.

Whitney vdiq në moshën 48-vjeçare, muajin e kaluar, për shkak të ovërdozës. (LajmeShqip.com)