Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 10:29

E kishte ndarё mendjen mirё kur James Verone iu drejtua bankёs RBC, nё veri tё Kalifornisё. Ai ishte i paarmatosur, kur i dorёzoi sportelistit njё pusullё qё lexonte: “Kjo ёshtё njё vjedhje bankare. Ju lutem mё jepni vetёm 1 dollar.” Sapo e mori dollarin nga nёpunёsi i tmerruar, u ul nё karrigen e hollit tё bankёs.

“Do tё qёndrojё i ulur kёtu deri sa tё vijё policia”, i ka thёnё Verone sportelistit tё bankёs. Dhe ashtu bёri! Policёt arritёn pas disa minutash dhe e arrestuan, duke e futur nё burg, gjё qё ai aq shumё e dёshironte.

Jo, James Verone nuk ёshtё i çmendur. Ai nuk ёshtё njё kriminel. Ai nuk vjedhë banka pёr tё blerё drogё apo pije alkoolike. Ai nuk e ka bёrё kёtё pёr tё tёrhequr vёmёndjen, pёr tё bёrё shaka. Por, ai ju drejtua bankёs dhe kreu njё krim me vetёbindje, sepse ishte e vetmja rrugё qё mund ta çonte nё burg, ku mund tё pёrfitonte dhe ndihmёn mjekёsore falas.

Ai ёshtё 59-vjeçar, i papunё dhe pa siguracione shёndetёsore. Por, problemet e tij tё rёnda shёndetёsore e kanё shtyrё nё kёtё veprim.

Sot ai gjendet nё burg ku po pёrfiton edhe ndihmёn mjekёsore tё duhur. Verone thotё: “Nёse ky veprim do tё thotё se unё kam manipuluar ligjin, po e pranoj qё e kam bёrё se nuk kisha ku tё gjeja zgjidhje tjetёr pёr tё mbijetuar.”

Ai nuk ёshtё aspak pishman, por nuk ia uron askujt kёtё gjё.