Lajme Shqip e Enjëte, 18 Tetor 2012 14:41

Ohio – Hulumtuesit e Universitetit amerikan Ohio kanë zbuluar se pacientët që kuroheshin pas operimeve dhe gjatë asaj kohe kanë pasur kontakte me miq dhe familjarë të tyre, janë shëruar më shpejtë dhe më lehtë i kanë ndier dhimbjet.

“Kontakti fizik social ka ndikim në sjellje dhe psikologji”, thanë hulumtuesit.

Rezultatet do të mund ë ishin të rëndësishme për miliona persona që vuajnë nga dhimbjet lidhur me nervat, e që ndryshe quhet edhe neuropati perfierike. Kjo sëmundje është shpesh e lidhur me diabetin, traumat dhe dëmtimet e kurrizit.

“Të dhënat tregojnë se rrethina ndikon shpesh jo vetëm në sjellje, por edhe në gjendjen psikike të shkaktuar nga dëmtimet neurologjike”, deklaroi Courtney DeVries nga Universiteti Ohio.(LajmeShqip.com)