Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 18:00

Prishtinë – Në fundjavën që sapo lamë pas, artistët kosovar janë mbledhur të gjithë në njërin prej hoteleve më të shtrenjta në kryeqytet për të festuar Vitin e Ri Artistik.
Bazuar në këto fotografi, të cilat janë postuar në grupin e hotelit ‘Emerald’ në Facebook, shihen se artistët kosovar, shumica e të cilët e mbajnë veten si jo komercialë, janë bërë bashkë duke festuar si nëpër dasmat e ndonjë katundi të Kosovës.

Duke parë fotografitë mund të dallosh figura të njohura të artit kosovar, të cilët ia hedhin valles pa pushim. Madje, valle ka kërcyer edhe reperi amerikan Big D!

Përveç atmosferës festive dhe muzikës tallava, aty ka pasur edhe sex bomba. Njëra nga to ka qenë këngëtarja Nora Istrefi, e cila si gjithmonë del pothuajse me gjoksin jashtë. Por kjo nuk është e tëra! Me fustan të prerë njësoj si Nora ka qenë edhe një vajzë tjetër, që nuk dihet se kush është pasi nuk është fytyrë e njohur. Sipas burimeve tona nga brenda lokalit, atë mbrëmje Norës i ka ardhur inat që nuk ka qenë e veçantë në veshjen e saj.

Por çfarë është për të veçuar nga kjo ngjarje është fakti se, artistët kosovar kur dalin në televizor shprehen kundër muzikës tallava, duke e cilësuar si një muzikë pa vlera, ndërkohë që në ambientet e tyre private nuk duket se bëjnë të njëjtën gjë! (LajmeShqip.com)