Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 12:07

Tiranë – Java e kaluar, mund tё themi ishte bombastike nё lidhje me lakuriqsinё e vipave tanё.

Sё pari ishte ish-Miss Shqipёria, Anxhela Martini, qё nё njё paradё pёrballё fotografёve, ka pozuar mё shumё se ç’duhet, duke nxjerrё sheshit pjesёn e poshtme intime tё sajёn!

Mbrëmjen e 6 qershorit ajo i ka çuditur fotografët në Lincoln Center të New York, në fillimin e ceremonisë për dhënien e çmimeve “CFDA Fashion Awards”, që në gjuhën e modës njihen si “Oskarët e Fashion-it”.

Pak ditë pasi fotografitë e saj, pa të brendshme, bën xhiron e botës, modelja shqiptare justifikohet duke thënë se i vjen turp për atë çfarë ka ndodhur. Pёr gazetёn zviceriane “Blick” ajo ёshtё shprehur se ishte njё incident ecja mbi tapetin e kuq pa veshje tё brendshme.

“Isha duke udhëtuar me makinë deri ku duhej të shkoja. Isha e ftuar nga stilistja e madhe Diane Furstenberg, e cila e kishte përgatitur këtë fustan për mua. Pata kohё ta provoj vetёm në makinë dhe një koleg më tha se do të më dukeshin të brendshmet, kështu që ata më thanë t’i heq ato. Vetëm kur kam dalë në pistë e kam kuptuar se sa i prerë ishte fustani”, ka thënë ajo.

Dhe sё dyti, akoma pa u mbyllur mirё java, gazeta ‘Panorama’ publikon disa foto akoma mё tronditёse pёr kёngёtaren Rozana Radi. Ajo shfaqet plotёsisht e zbuluar, por kёsaj here me siguri duke pozuar nё njё rreth shoqёror tё ngushtё, ku me sa duket dikujt i ka rrёshkitur dora dhe i ka shitur fotot e saj.

Fotot i pёrkasin njё viti mё parё, menjёherё pasi ajo pranoi qё kishte bёrё gjoksin operacion nё Maqedoni. Nё fakt Rozanёn e njohim mё shumё pёr jetёn e saj private se sa pёr atё artistike. Ju kujtojmё pёrplasjen e fortё qё pati me kёngёtaren Rezarta Shkurta, vitin e kaluar nё reality-show-in “VIP-Shpija e Kosovёs”.

Tё paktёn Angela na e dha njё sqarim, ndërsa Rozana nuk po dëgjohet!