Lajme Shqip e Mërkurë, 28 Dhjetor 2011 15:54

Shumë prej VIP-ave në mbarë botën janë treguar zemërgjerë gjatë këtij viti, por më të veçuarit prej tyre kanë qenë Lady Gaga dhe Justin Bieber me bujarinë e tyre.

- Lady Gaga është nderuar pasi ka zënë vendin e parë. Ajo njihet për fushatën e saj të anti-bullying, për të cilën mori pjesë edhe në një takim në Shtëpinë e Bardhë. 25-vjeçarja gjithashtu ka krijuar fondacionin Born This Way për të ndihmuar fëmijët e shkollave.

- Megjithëse gjatë këtij viti e gjeti veten të përfshirë në një skandal seksual, më i riu i VIP-ave, 17-vjeçari Bieber ka qenë edhe një nga zemërgjerët më të mëdhenj. Justin është njohur për kontributin e tij ndaj organizatës “Pencils of Promice” dhe për kontributin në ndërtimin e 41 shkollave në Amerikën Qëndrore. Ai gjithashtu ka qenë donator edhe për shoqatat në ndihmë të fëmijëve të sëmurë ‘Make a Wish Foundation’, ‘Toronto’s Daily Bread Food Bank’ dhe ‘Children’s Wish Foundation’. Justin ka dhënë edhe koncerte falas për nxënësit e shkollës Whitney Elementary School në Las Vegas, ku shumica prej tyre janë të pastrehë.

- Aktori 50 vjeçar George Clooney është nderuar si ambasadori i viktimave të Sudanit.

- Will dhe Jada Smith kanë zënë vëndin e katërt me fondacionin e tyre duke investuar nëpër projekte edukimi.

- 37 vjeçari Leonardo Di Caprio është vlerësuar për punën e tij mbështetëse me programin edukues në mbrojtje të kafshëve.

- Ndërsa aktori 41 vjeçar Matt Damon është nderuar për kontributin e tij që ka dhënë ndaj organizatës së Ujit.

- Gazetarja e famshme Ellen DeGeneres, 53 vjeçare, është vlerësuar për kontributin e saj në sensibilizimin botëror mbi sidën.

- Çifti i famshëm Brad Pitt 48 dhe Angelian Jolie 36 vjeçe, janë falënderuar për kontributin e tyre me 300 mijë dollarë për organizatën humanitare të Somalisë. (LajmeShqip.com)