Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 09:12

Këngëtarja Vesa Luma duket se do të jetë aktive gjatë sezonit veror. Ajo ka paralajmëruar sjelljen e dy videoklipeve të reja.

“Së shpejti me dy klipe të reja”, shkruan në faqen e Vesës në Facebook.
Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë pjesë e koncerteve në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Shqipëri, ndërsa këtë e ka përshkruar si një përvojë shumë të mirë.
“Pas një muaj e gjysmë erdhi edhe dita e fundit e një eksperience shumë të mirë. Kam takuar mijëra e mijëra shqiptarë gjatë koncerteve të fushatës që më kanë dëshmuar dashurinë e tyre të madhe ndaj meje e që unë me përulësi i falënderoj jashtë mase. Në raste si këto e kupton që puna gjithmonë shpërblehet. E a ka shpërblim më të mirë se dashuria dhe duartrokitjet e juaja!”, ka shkruar ditë më parë Vesa.