Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 15:15

Këngëtarja Vesa Luma, ka lënë të kuptohet se ajo asnjëherë nuk ka thënë se “djemtë shqiptarë nuk kanë stil në veshje”. Kjo deklaratë e Vesës, ishte publikuar kohë më parë dhe kishte ngjallur mjaft reagime.

Mirëpo Vesa ka thënë se tash kur e ka parë lajmin, është habitur dhe se asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Rastësisht e pash në një faqe interneti këtë shkrim. A thua sa i ligë e sa smirë mund të ketë një person për të bërë këtë? Si mundem ta ofendoj dikë duke e gjykuar në veshje? Jo vetëm që nuk është në natyrën time, por është shumë e ulët nga ana e atyre që kanë menduar se me një shkrim apo një titull mund të kenë ndonjë shitje plus me gazetën e tyre. Kjo ma vulos mendimin që të jesh i hapur e i sinqertë me disa nga ‘gazetarët’ tanë (gjë që unë e kam bërë duke e kuptuar punën e tyre), është si t’ia ngulësh thikën vetes”, ka shkruar Vesa në faqen e saj në Facebook.