Lajme Shqip e Premte, 20 Korrik 2012 11:03

Edhe pse vetë Silvestre Stallone, gjatë një deklarate për TMZ-në bëri thirrje duke I lutur njerëzit që të respektojnë kujtimin e djalit tim të talentuar, të ndjejnë mëshirë për nënën e tij të dashur Sasha. Ai poashtu kujtoi një shprehje të tijën marrë në vitin 1991 kur po shkrepej fotoja e këtij artikulli “Kur një prind humb një fëmijë nuk ka dhimbje më të madhe në Botë”.

Një burim brenda forcave të rendit që po hetojnë rrethanat e vdekjes së djalit të madh të aktorit Sylvester Stallone bënë me dije ditën e enjte se 36-vjeçari i ndjerë njihet si një shpërndarës droge. 

Një person me “dijeni të mira” rreth çështjes, deklaroi në uebsajtin amerikan “TMZ” se “Sage Stallone ishte shpërndarë i substancave si hidrocodone dhe vikodin”.

Megjithatë, ai u shpreh i befasuar nga fakti që duket se ishte mbidoza ajo që i shkaktoi vdekjen e parakohshme të riut, pasi sipas burimit që e njihte personalisht Sagen, ai nuk ishte përdorues i asnjë substance.

Një tjetër fakt mbështetës për mospërdorimin e substancave narkotike nga ana e Sages ishte edhe pesha e tij. i gjatë 173 centimetra dhe i shëndoshë 85 kilogramë, 36-vjeçari nuk kishte atë pamjen e zakonshme të një përdoruesi droge.

Në një intervistë më parë gjatë javës, nëna e 36-vjeçarit dhe gruaja e parë e Stallones, Sasha Czak, hipotezoi se vdekja e të birit ishte shkaktuar nga një mbidozë qetësuesish, të marra pas një operacioni të ndërlikuar dentar.