Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 12:06

Bobbi Kristina Brown, vajza e Whitney Houston dhe Bobby Brown, ka vdekur të dielën, në moshën 22 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Vdekja e saj erdhi pasi gjashtë muaj më parë, më 31 Janar, ajo ishte gjetur pa vetëdije në vaskë – situatë e ngjashme me atë të vdekjes së nënës së saj, divës Whitney Houston, më 11 shkurt 2012.

Që prej asaj kohe, Bobbi Kristina ishte në komë.

Në deklaratën për shtyp të familjes Houston, thuhet:

“Bobbi Kristina Brown vdiq më 26 korrik 2015, e rrethuar nga familja e saj”.

“Më në fund, ajo gjeti paqen në krahët e Perëndisë”.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e jashtëzakonshme dhe përkrahjen gjatë muajve të fundit”.