Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 10:19

Një adoleshent ka provokuar inat të paparë me fotografinë që ka postuar në internet. Ai ka nxjerrë foton e qenit të tij, të varur në telin vedosen rrobat për tharje.

Mesazhe të panumërta i janë dërguar nga përdorues të FB, duke i shprehur urrejtjen për gjestin e tij.

Tani, filipinezi Jerzon Senador, ka shumë të ngjarë që të përballet me akuza për mizori ndaj kafshëve.

Më shumë se 3 mijë përdorues të FaceBook-ut i janë bashkuar një fushate që “Keqtrajtuesi i kafshëve të ndiqet penalisht”.

Pasi u mbyt me mesazhe nga dashamirësit e kafshëve, ai i ka hequr fotografitë e qenit të tij duke postuar një ndjesë publike: “Të gjithë dashamirësve të kafshëve dhe gjithë njerëzve nëpër botë dua t’ju kërkoj ndjesë për të keqen që i kam shkaktuar qenit tim. Shpresoj që të më falni dhe ju premtoj se kjo gjë nuk ka për të ndodhur më kurrë.”

Një nga mesazhet që ai ka marrë ishte: “Jerzon Senador, do të desha shumë të të vija në vend të atij qeni të gjorë. Do të të kisha futur në një lavatriçe dhe më pas do të të kisha varur si leckë në telin e rrobave. Shpresoj që të digjesh në ferr për atë çfarë i ke bërë atij qeni të pafajshëm”.

Një zëdhënës për FaceBook-un ka thenë: “Fotografia u hoq pasi përmban mizori ndaj kafshëve, gjë që është kundër politikës së Facebook-ut.”