|
|
e Hënë, 06 Gusht 2012 11:06 Vajza ka ardhur koha që të provoni aventura të reja! Të gjithë ne e dimë që aroma ka fuqinë e mahnitshme të sjellë ndër mend kujtimet e të kaluarës. Një parfum mjaft i fortë që do t’ju bëjë të udhëtoni me imagjinatën tuaj në Sicili, Mesdhe dhe Madagaskar.
‘Ky parfum është një krijim i vërtetë’, ka thënë Olivier Cresp i Firmenich, i cili krijoi ‘Valentina’ dhe ‘Valentina Assoluto’. ‘Një parfum i fortë me një sens misteri dhe magjie, frymëzuar nga moda Valentino’ tha Cresp. Në krijimin e këtij parfumi morën pjesë Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli.
Modelia e ‘Valentina Assouluto’ është Freja Beha Erichsen, e njëjta vajzë që është marrë me lançimin e parfumit ‘Valentina’. Modelia Daneze e fotografuar nga David Sims duket mahnitëse me një fustan mjaft tërheqës dhe flokët e kapur të cilët i dhurojnë një pamje mjaft sensuale. (LajmeShqip.com)
