Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 15:47

Shiloh Jolie – Pitt, vajza e parë biologjike e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është e njohur për stilin disi mashkullor, por shijet e Shiloh në veshje mund të kenë më shumë lidhje me prirjet e saj sesa me modën.

Siç shkruan portali amerikan Ibtimes.com, Angelina dhe Brad e kanë pranuar se e bija tyre ndihet dhe dëshiron të jetë djalë, madje vetë 40 – vjeçarja Jolie, në një intervistë të dhënë kohë më parë për Vanity Fair, tha se Shiloh kërkon që ta thërrasin John.

Ndërsa portali Radar Online në Shtator raportonte se, prindërit e famshëm hollivudian janë konsultuar edhe me një ekspert për të diskutuar tendencën e dukshme të 9 – vjeçares për të qenë djalë.

Portali amerikan shkruan se Pitt ka shprehur shqetësimin se mos dy vëllezërit e mëdhenj të Shiloh mund të kenë ndikuar që të vishet si mashkull. Por këto aludime janë hedhur poshtë nga eksperti, i cili mësohet t’i ketë thënë aktorit 51 – vjeçar se kjo është thjesht mënyra sesi Shiloh ndihet dhe askush nuk ka faj për këtë gjë.

Jolie dhe Pitt, ndonëse nuk e kanë cilësuar vajzën e tyre si “transeksuale”, janë shprehur se do t’i japin Shiloh dashurinë e nevojshme dhe mbështetjen e tyre të plotë. /tvklan.al