Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 13:14

Modelja ukrainase, Angelina Petrova ka marrë një iniciativë për shpëtimin nga falimentimi të klubit për të cilin bënte tifo, Metalurh Zaporizhya

Modelja ukrainase, Angelina Petrova ka marrë një iniciativë të çuditshme me qëllimin e vetëm, shpëtimin nga falimentimi të klubit për të cilin bënte tifo, Metalurh Zaporizhya.

E mësuar me publikimin e fotove hot edhe në profilin e saj në Instagram, modelja ukrainase, iu fut punës për të realizuar atë që mendonte se mund t’i sillte ekipit të saj të zemrës “shpëtimin” nga telashet financiare.

Po çfarë dhe si? Fare thjeshtë… vetëm duke u zhveshur nudo. Ajo realizoi një kalendar hot që ia dedikojë të gjithin klubit futbollistik “FC Metalurh Zaporizhya”.

Ky ekip zinte një klasifikim nga më të fundit në kampionatin e futbollit në Ukrainë, e për pasojë ishte prekur nga një krizë serioze financiare që nuk parashikon asgjë të mirë.

Por, ndërkohë iniciativa e tifozes seksi për t’i dhënë “një dorë” ekipit ka pasur mjaft sukses dhe tifozeria po çmendet për të.

Përfitimet nga shitja e kalendarit do të shkojnë të gjitha për stabilizimin financiar të ekipit.

Edhe pse fitimet e siguruara nga kalendari mund të mos e shpëtojnë nga gjendja ku ndodhet ekipin ukrainas, ato gjithsesi mendohet se do t’i japin jo pak oksigjen klubit.