Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 21:11

Fituesja e çmimit Oscar, Reese Witherspoon, ka kërkuaf falje pasiqë është arrestuar nga policia, për shkak të prishjes së rendit në Atlanta.

Aktorja ka thënë se ka qenë shumë e dehur dhe se ndjehet “thellësisht e shqetësuar” nga sjellja e saj.

37 vjeçarja Whitherspoon, u arrestua të premtën nga policia pasiqë ishte ndalur nga ata mirëpo kishte fyer policinë.

“Dua të sqaroj se kam pirë shumë por ndjehem thellësisht e shqetësuar për veprimet e mia”, ka thënë aktorja në një deklaratë që e transmeton Reuters.