Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 16:18
9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
29 August 2013 17:32
16 August 2013 15:30

Shkup – Vetëm një ditë pas raportimit të Portalit Lajmeshqip.com, këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka pohuar për Televizionin Alsat-M, se është ndarë nga bashkëshorti i saj Rilind Reka.

Megjithatë, këngëtarja e famshme nuk e ka konfirmuar ende të vërtetën tjetër të raportimit, se ajo është biseksuale dhe se në të vërtetë kjo ka qenë arsyeja e divorcit, siç edhe kanë bërë të ditur burimet e portalit tonë.

Burimet e portalit Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se për pjesën tjetër të divorcit të këngëtares së famshme, do të flasë vetë ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka.

Bëhet e ditur se ai ka konfirmuar jozyrtarisht se ishte pikërisht arsyeja e biseksualitetit të këngëtares së  famshme, arsyeja e e vërtetë e ndarjes së tyre.

Ndryshe, Altuna Sejdiu ka thënë se vitet e saj “të karrierës dhe njerëzit që e njohin dhe e adhurojnë, e dinë në të vërtetë se a është apo jo Tuna biseksuale”. (LajmeShqip.com)