Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 13:03

Tuna ka vrapuar tek reperi kosovar, Mozzik, për të fituar betejën e radhës në muzikë, pasi kenga e fundit, “Nobody” në gjuhen angleze nuk i solli asaj suksesin e dëshiruar.

Këngëtarja nga Maqedonia dhe i dashuri i saj Cozman kanë menduar se për të qenë sërish në top lista vetëm një tekts nga Mozzik mund t’u sjellë atyre suksesin e dikurshëm.

Kënga e re, “Holla” e sapo publikuar në “youtube” mban pikërisht firmën e Mozzik, por Tuna ka vendosur në video edhe emrin e të dashurit të saj, Cozman si tekst-shkrues.

Sipas tvklan.al, burime pranë artistëve kanë thënë se teksti është shkruar i gjithi nga Mozzik dhe ky i fundit duket se ka krijuar një hatërmbetje me çiftin, Tuna – Cozman, transmeton Klan Kosova.

Më parë tekstet e këngëve të Tunës janë shkruar nga Getoar Selimi i “Baba Stars”.

Kënga “Holla” nuk i ka kaluar 24 orë në internet dhe ka arritur mbi 234 mijë klikime.