Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 08:45
9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
29 August 2013 17:32
16 August 2013 15:30

Këto komente Tuna i ka bërë gjatë ditës në RTV21 kur ka folur duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut që i bënin nëpërmjet Facebook-ut. Në pyetjen se a pëlqen një djalë nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, është përgjigjur duke thënë se mjafton të jetë shqiptar.
“Nuk më intereson se nga është. Mjafton të jetë shqiptar, sepse martohem vetëm me shqiptar jo me të huaj. Kaq.”, ka thënë Tuna.

Por kjo nuk është e tëra. Tuna e ka edhe një dëshirë.

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Altuna Sejdiu- Tuna, beson se një ditë do të botohet një libër biografik për të. Duke iu përgjigjur pyetjes se sa dhurata merr nga fansat, Tuna ka thënë se i vijnë shumë fotografi, vizatime e gjëra të tjera.

“I arkivoj të gjitha dhe i ruaj mirë. Do të më hyjnë në punë kur të shkruaj ndonjë libër ose nëse do të shkruajnë një libër biografik për mua dhe do t’i përdorin”, ka thënë ajo.

Tuna është ndarë nga burri pas një viti bashkëjetese, për të cilin portali LajmeShqip.com kishte raportuar ekskluzivisht, lajm të cilin ajo e ka konfirmuar pak ditë më vonë. (LajmeShqip.com)